Përshkrim
Lodër për Fëmijë Automatik (M416) – me Bateri
Automatik M416: Kjo armë lodër është një imitim i automatikut M416, në përmasa 66×21 cm. Lodra vjen në një paketim me përmasa 40x21x9 cm i çmontuar. Struktura e saj është e bërë nga pjesë plastike të forta dhe ka një ngjyrë të zezë. Kjo lodër është ideale për dhurata për fëmijët tuaj për raste të veçanta.
Montim i thjeshtë dhe i shpejtë: Arma automatike M416 vjen e çmontuar dhe montimi i saj nuk kërkon shumë mund apo mjete të posaçme. Fillimisht montohen pjesët kryesore të tij, siç janë tyta dhe kundaku. Pas saj mund të vendoset bateria tek doreza e armës. Tyta ofron 4 shina ku ju mund të vendosni aksesorët, siç janë shënjestruesi (scope) lart, poshtë vendoset doreza për mbajtjen e armës me dorën tjetër, ndërsa anash mund të vendosen aksesorë të tjerë ose mund të vendoset edhe doreza, në varësi të preferencave tuaja. Karikatori elektrik vendoset lehtë dhe mund të hiqet duke shtypur butonin sipër këmbëzës.
Aksesorët dhe përdorimi: Në paketim vijnë disa aksesorë të ndryshëm, ku secila ka funksione të veçanta. Kemi disa shënjestrues, njëri është me scope, kemi 2 doreza për mbajtjen e armës, si dhe aksesor për tytën, ku njëri është silenciatori me drita. Paketimi mban 2 fisha karikimi, njëri USB për baterinë e armës dhe tjetri për të karikuar silenciatorin. Lodra ofron siguresë për të ndaluar tërheqjen e këmbëzës pa mendje si dhe 2 modalitete për qitje, një teke dhe tjetra automatike.
Në paketim ka edhe një qese me rruaza xheli (me 500 cope) të cilat përdoren në lojë si plumba dhe rrip të zi për ta varur armën në trupin tuaj.

Nuk ka ende komente.