Përshkrim
Lodër për fëmijë Armë Automatike me pluma xheli (SLR SW-1681)
Dizajni dhe përmasat: Kjo armë automatike është një lodër e cila ka një dizajn i cili është imitimi i armës reale SLR SW-1681. Lodra ka një ngjyrë të zezë të errët dhe ka përmasat 61×23 cm. Kundaku i saj është i rregullueshëm dhe ka 3 nivele gjatësie, duke bërë që gjatësia maksimale e armës të jetë 61 cm dhe gjatësia minimale e saj të jetë 52 cm. Arma ka një peshë të konsiderueshme pasi është i ndërtuar nga materiali nylon, i cili është i fortë dhe ofron rezistencë gjatë përdorimit në lojra të shumta. Kjo lodër është e përshtatshme për fëmijë mbi 14 vjeç dhe për të rritur.
Përdorim i thjeshtë: Kjo armë lodër funksionon me bateri Li-ion 18500, 7.4/900 mAh, e cila për një karikim të plotë merr 4-5 orë kohë. Karikatori elektrik mbushet me plumba me xhel dhe futet në trup të armës. Arma ka siguresë e cila të pengon që të godasësh me armë dhe ofron 2 modalitete për qitje. Njëri modalitet përdoret për të bërë gjuajtje teke dhe tjetra përdoret për gjuajtje automatike.
Aksesorët: Në paketim do të gjeni disa aksesorë të cilët do të duhet ti montoni në armën tuaj gjatë lojës. Bateria vendoset në pjesën e kundakut. Hiqet kundaku dhe lidhet bateria me anë të fishës, pas çdo përdorimi të armës, bateria duhet hequr dhe të karikohet me anë të fishës USB për karikim. Një aksesor i veçantë i armës është dhe silenciatori i cili është 10 cm i gjatë dhe vidhoset tek tyta. Gjithashtu në paketim do të ketë edhe shënjestrues të cilët mund ti montoni shumë lehtë tek shina e sipërme e armës. Syzet janë një aksesor i domosdoshëm në lojë për të mbrojtur sytë tuaj.

Nuk ka ende komente.