Përshkrim
Subwoofer makine i amplifikuar PWE-T0800C
Performancë e fuqishme: Subwooferi aktiv Alpine PWE-T0800C është zgjidhja ideale për të përforcuar frekuencat e ulëta dhe për të përmirësuar ndjeshëm cilësinë e sistemit audio në makinën tuaj. Me fuqi maksimale prej 160Watt dhe subwoofer 8 inç, ofron bass të thellë dhe të pastër, duke krijuar një eksperiencë dëgjimi më dinamike gjatë çdo përdorimi. Falë amplifikatorit të integruar, nuk nevojitet pajisje shtesë për fuqizimin e tij. Lehtësi kontrollimi me anë të modulit të kontrollit të përfshirë në paketim.
Lehtësi Instalimi: Pajisja montohet lehtësisht në automjet dhe është projektuar për t\\\\\\\’u integruar pa vështirësi me sistemin audio ekzistues. Në paketim përfshihen fishat përkatëse për lidhjen dhe furnizimin me energji, duke e bërë procesin e instalimit më të shpejtë dhe praktik (për efikasitet sugjerohet që instalimi të bëhet nga një elektroauto me eksperiencë). Përmasat kompakte 342 x 238 x 80mm mundësojnë vendosjen edhe në hapësira të kufizuara (edhe poshtë sediles).
Specifika teknike: Modeli PWE-T0800C funksionon me tension 11-16V dhe ka rezistencë 4 Ohm, duke qenë i përshtatshëm për shumicën e automjeteve. Frekuencat e punës 30-160 Hz garantojnë riprodhim të saktë të toneve të ulëta, ndërsa ndërtimi cilësor siguron performancë të qëndrueshme dhe jetëgjatësi në përdorim të përditshëm. Ky subwoofer është një zgjedhje e shkëlqyer për përdoruesit që kërkojnë bas të fuqishëm pa zënë shumë hapësirë në automjet.

Nuk ka ende komente.