Përshkrim
Dyshek me Ajer Dopio 203x152x22cm (67003)
Dyshek dopio me ajër: Aksesor ideal për personat që kërkojnë rehati, prakticitet dhe funksionalitet në çdo situatë, kudo dhe kurdo.
Me përmasa 203 x 152 x 22cm, ai ofron hapësirë të mjaftueshme për dy persona të rritur dhe siguron një sipërfaqe të rehatshme për pushim apo gjumë cilësor.
Struktura e tij e fortë dhe materiali rezistent garantojnë qëndrueshmëri dhe komoditet afatgjatë.
Valvula te dyfishta: I projektuar për tu fryrë dhe shfryrë lehtësisht, dysheku është i pajisur me valvula të dyfishta, të cilat mundësojnë një proces të shpejtë dhe praktik të përdorimit.
Dysheku suporton një peshë deri në 300 kg, duke ofruar stabilitet dhe siguri gjatë përdorimit. Për më tepër, kur nuk përdoret, mund të paloset dhe transportohet me lehtësi.
Përdorim i gjerë: Falë dizajnit të tij shumëfunksional, ky dyshek është i përshtatshëm si për ambiente të brendshme ashtu edhe për aktivitete në natyrë. Mund ta përdorni në shtëpi për mysafirë, por edhe gjatë kampingut, piknikut apo ditëve në plazh. Kombinimi i komoditetit, rezistencës dhe lehtësisë në përdorim e bën atë një zgjedhje të shkëlqyer për çdo nevojë.

Nuk ka ende komente.