Përshkrim
Tapet për maus me ndriçim RGB (25x35cm)
Montim i shpejtë: Tapeti për maus është shumë i thjeshtë dhe i shpejtë për tu vënë në punë. Vendoset afër kompjuterit, në atë sipërfaqe ku ti do të përdorësh mausin. Lidhet me anë të fishës USB me gjatësi 1.8m, tension 5V dhe rrymë 100mA, për të bërë të mundur aktivizimin e dritave RGB. Tapetin mund ta mbani me vete nëse përdorni laptop, është shumë i lehtë dhe mund të mbahet lehtësisht me vete pasi ka përmasat 20×35 cm.
Dizajn modern: E ndërtuar me bazë gome jo të rrëshqitshme dhe me sipërfaqe prej pëlhurës microfiber të butë. Tapeti ofron rehati në përdorimin e mausit dhe lehtësi në rrëshqitjen e tij gjatë përdorimit. Prej bazës së saj prej gome tapeti mund të përthyhet lehtësisht, duke ju dhënë fleksibilitet në vendosjen e tij. Dizajni me ngjyrë të zezë e bën atë lehtësisht të përshtatshme për çdo ambient ku do ta vendosni.
Drita RGB 360 gradë: Përveç dizajnit modern dhe tërheqës, tapeti është i pajisur edhe me drita RGB, për ndriçim 360 gradë, për ta bërë atë edhe më interesant. Gjithsej janë 7 ngjyra të ndryshme dhe 5 efekte për ndryshimin e tyre, duke e bërë atë jo vetëm një mjet për lehtësimin e punës suaj, por edhe një aksesor modern për kompjuterin apo laptopin tuaj.

Nuk ka ende komente.