Përshkrim
Shezlong për 1 person me tendë
Shezlong plazhi: Ky shezlong tek është i përshtatshëm për përdorim nga 1 person. Ka një strukturë të ndërtuar nga materiali i aliazhit të aluminit, i cili është i lehtë në peshë, por i fortë dhe rezistent ndaj kushteve të ndryshme atmosferike apo deformimit gjatë përdorimit të përditshëm. Gjithashtu për të ofruar lehtësi në transport ka të integruara 2 rrota, të cilat japin më shumë fleksibilitet në pozicionimin e shezlongut në një pozicion që dëshironi apo keni nevojë. Përmasat e tij janë: gjatësi 200 cm, gjerësi 100 cm dhe lartësi 32 cm.
Copë rezistente dhe e rehatshme: Copa ku mund të shtrihesh është e ndërtuar nga një material i fortë dhe rezistent ndaj peshave të ndryshme, por që është i rehatshëm gjatë përdorimit të përditshëm. Përmasat e copës janë: gjatësi 200 cm dhe gjerësi 71 cm. Tenda gjithashtu përdor të njëjtën copë, e cila ka përmasat: gjatësia 111 cm, gjerësia 111 cm dhe arrin një lartësi max 130 cm. Lartësia e tendës dhe këndi i saj janë lehtësisht të rregullueshme dhe të përshtatshme sipas dëshirës dhe nevojës tuaj.
Përshtatshmëri me ambiente të ndryshme: Ky shezlong është i përshtatshëm për çdo ambient veror, siç janë pishinat apo plazhi. Është ideal për hotele, resorte apo edhe për përdorim personal në shtëpinë tuaj.

Nuk ka ende komente.