Përshkrim
Ky set për makinë kombinon një navigator Android 9 inç, 2 portotarga makine dhe një aromatizues me varje, duke ofruar funksionalitet dhe prakticitet për përdorimin e përditshëm të automjetit. Navigatori universal është i përshtatshëm për modele të ndryshme makinash dhe pajiset me sistem Android, 2GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme.
Kasetofoni Android 9 inç ka ekran me prekje IPS me rezolucion 1024 x 600 pixel dhe mbështet Split-Screen për përdorimin e dy aplikacioneve njëkohësisht, kur aplikacionet e mundësojnë këtë opsion. Përfshin gjithashtu Bluetooth, Wireless CarPlay dhe Android Auto për lidhje me telefona iOS dhe Android, përdorim GPS, telefonata dhe dëgjim muzike.
Seti përfshin edhe 2 portotarga makine 52.5 x 14 x 1 cm, të ndërtuara me material plastik rezistent dhe të pajisura me kapse për mbajtjen e targës. Montimi mund të realizohet me vida ose ngjitës të dyanëshëm.
Aromatizuesi me varje CR-B1032 mundëson aromë freskie në ambient dhe instalohet lehtësisht me anë të litarit. Është i disponueshëm në aroma të ndryshme: Bubble Gum, Arrë kokosi, Luleshtrydhe, Jasemin & Vanilje.

Nuk ka ende komente.