Përshkrim
Rimorkio Metalike 5m për transport varke (skafi)
Transport i sigurt: Kjo rimorkio është projektuar për transportin e sigurt të varkave apo skafeve, duke ofruar një kapacitet mbajtës deri në 1050kg. Me gjatësi totale 5 metra dhe gjerësi 162cm, rimorkio është e përshtatshme për transportimin e llojeve të ndryshme të mjeteve lundruese. Struktura metalike e fortë garanton qëndrueshmëri dhe besueshmëri gjatë përdorimit, ndërsa suporton ganxhë standarde 2 inç me forcë tërheqëse deri në 1.5 ton (3500 lb).
Stabilitet dhe mbështetje optimale: Rimorkio është e pajisur me 20 rrota plastike mbështetëse që ndihmojnë në pozicionimin dhe transportimin e sigurt të varkës, duke reduktuar presionin mbi trupin e saj. Dy suportuesit me lartësi të rregullueshme mundësojnë përshtatjen sipas dimensioneve të varkës, ndërsa rrota statike me lartësi të rregullueshme e mban rimorkion të stabilizuar gjatë parkimit ose ngarkim-shkarkimit.
Përdorim praktik: Për lehtësi në ngarkim, rimorkioja përfshin një organel manuale me fuqi tërheqjeje deri në 545 kg, e cila ndihmon në vendosjen e varkës mbi platformë. Në të njëjtën kohë organeli mundëson siguri gjatë transportimit të varkës. Dy rrotat e rimorkios me përmasa 155 R12LT sigurojnë lëvizje të qëndrueshme në rrugë, ndërsa sinjalistika e pasme me drita pozicioni, sinjale, drita frenimi dhe drita indietro garantojnë dallueshmëri dhe siguri gjatë transportimit. Kombinimi i konstruksionit të fortë dhe pajisjeve funksionale e bën këtë rimorkio një zgjidhje të besueshme për transportin e varkave dhe skafeve në distanca dhe vende të ndryshme.

Nuk ka ende komente.