Përshkrim
Fuqizues per Bateri 6-12V (4-100Ah)
Fuqizues për Bateri: Fuqizuesi inteligjent 6-12V është projektuar për karikimin dhe mirëmbajtjen e baterive të automjeteve dhe mjeteve të ndryshme (motorra, korrëse bari, etj). I përshtatshëm për bateri litiumi motorrash, makinash dhe pajisjesh të tjera që përdorin bateri 6V deri në 12V me kapacitet nga 4Ah deri në 100Ah.
Performancë e qëndrueshme: Pajisja ofron fuqi maksimale në dalje prej 100W dhe funksionon me hyrje AC 100-240V, 50-60Hz. Daljet e disponueshme janë DC 6V 3A, 12V 6A dhe 12.8V 6A, duke siguruar karikim të qëndrueshëm dhe efikas sipas llojit të baterisë së përdorur.
Funksione inteligjente: Fuqizuesi është i pajisur me ekran LCD që shfaq informacione në kohë reale, përfshirë temperaturën e ambientit, fuqinë aktuale të transmetimit dhe nivelin e karikimit të baterisë (me pesë nivele treguese). Modalitetet e punës përfshijnë 6V, 12V, 12V LFP, Pulse Charge dhe Winter-Summer (përzgjedhje automatike nga vetë pajisja), modalitetet e tjera zgjidhen lehtësisht përmes butonit Mode për tiu përshtatur kushteve dhe tipit të baterisë.
Aksesor praktik: Fuqizuesi i baterisë është i pajisur me sisteme mbrojtëse ndaj qarkut të shkurtër dhe lidhjes së gabuar të poleve të baterisë, duke rritur sigurinë gjatë përdorimit. Me përmasa kompakte 190 × 75 × 55mm është lehtësisht i transportueshëm dhe i magazinueshëm, I pajisur me kabllo furnizimi 90cm dhe kabllo për lidhjen me baterinë 65cm (secili) duke mundësuar komoditet përdorimi.

Nuk ka ende komente.