Përshkrim
Magnet Neodymium Peshkimi (75mm)
Magneti i peshkimit: Aksesor praktik dhe i fuqishëm, i përshtatshëm për kërkimin dhe nxjerrjen e objekteve të ndryshme metalike në lumenj, liqene, puse apo ambiente të tjera. Me dizajn kompakt dhe përmasa 75 x 66mm, magneti është i lehtë për tu transportuar dhe përdorur në çdo situatë. Zakonisht përdoret me litar të fortë najloni që suporton minimalisht kapacitetin maksimal të ngrejtjes së magnetit.
Ndërtuar me material Rezistent: I ndërtuar me materiale rezistente dhe i pajisur me veshje kundër ndryshkut, ky magnet ofron qëndrueshmëri të lartë edhe në kushte të lagështa dhe përdorim të vazhdueshëm. Doreza e heqshme e bën më praktik për transportim dhe ruajtje, ndërsa përdorimi i tij është i thjeshtë dhe i përshtatshëm për përdorues të ndryshëm.
Magnet i fuqishëm Neodymium: Falë magnetit Neodymium me fuqi të lartë, ai siguron forcë të madhe tërheqëse dhe mund të ngrejë materiale metalike me peshë deri në 80 kg, në varësi të sipërfaqes dhe mënyrës së kontaktit me objektin. Një aksesor ideal për eksplorim, peshkim magnetik dhe rikuperim objektesh metalike.

Nuk ka ende komente.