Përshkrim
Kabinet Tualeti (80cm) me Montim Mural
Kabineti i tualetit kombinon dizajnin modern me funksionalitetin e përditshëm, duke qenë një zgjedhje ideale për tualete shtëpie, hotele dhe apartamente AirBnb. I ndërtuar me strukturë rezistente MDF dhe elemente akrilike cilësore, ky komplet ofron qëndrueshmëri afatgjatë dhe një pamje elegante që përshtatet lehtësisht me stile të ndryshme arredimi. Montimi mural mundëson kursim hapësire dhe krijon një ambient më të organizuar dhe estetik.
Pasqyra është e pajisur me dy shirita LED që sigurojnë ndriçim të qartë dhe komod gjatë përdorimit. Ajo përfshin një kanatë organizuese me përmasa 78 x 74.5 x 13cm, e ndarë në hapësira praktike për ruajtjen e produkteve të higjienës personale. Kanata e madhe ofron dy ndarje të bollshme, ndërsa kanata e vogël është e pajisur me tre ndarje të veçanta, duke mundësuar sistemim të rregullt dhe qasje të lehtë në të gjitha artikujt e nevojshëm.
Rafti me përmasa 80 x 53 x 54cm kompletohet me një lavaman funksional 52 x 33 x 16cm, dy sirtarë të bollshëm dhe një kabinet me derë xhami. Sirtarët ofrojnë hapësirë të mjaftueshme për organizimin e aksesorëve të ndryshëm, ndërsa rafti me derë xhami përmban dy ndarje shtesë për ruajtje. Ky kabinet është projektuar për të ofruar maksimumin e komoditetit, organizimit dhe elegancës në çdo ambient tualeti.

Nuk ka ende komente.