Përshkrim
Biciklete MTB 24Inch
Mountain Bike: Biçikletë 24 inç për fëmijë dhe të rritur, e përshtatshme për rrugë të asfaltuara si dhe rrugë off-road (rrugë fshati, rrugë mali ose lloje të tjera rrugësh të pa shtruara). E pajisur me doreza gome për kapje sa më të rehatshme, këmbalec për mbajtje statike të biçikletës dhe reflektorë në gomën e pasme si dhe në pedale.
E sigurt dhe komode: Biçikleta është e pajisur me sistem frenimi diskofren në të dy gomat (para dhe pas), duke ofruar ndalim më të shpejtë dhe më të sigurt. Biçikleta është e pajisur me amortizator në gomën e parë duke ofruar komoditet gjatë lëvizjes në rrugë të pashtruara.
Mjet i shpejte dhe efikas: Biçikleta është e pajisur me 8 marsha dhe 3 pjata, të cilat mundësojnë shpejtësi të lartë lëvizje. Biçikletë e përshtatshme për përdorim ditor. Kurseni kohë dhe mbani trupin në formë. Ulëse e rehatshme me lartësi të rregullueshme.

Nuk ka ende komente.