Përshkrim
Ngrohëse ambientale me gaz për oborr 14kW – (Piramidë)
Përshkrimi:
Ngrohës Ambiental me Gaz: Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal në ambiente të ndryshme komerciale dhe rezidenciale.
Mundëson ngrohje në sipërfaqe të mëdha – kryesisht sipërfaqe të hapura (veranda dhe oborre).
Strukturë Rezistente: Ngrohësi ambiental është i ndërtuar me material rezistent aliazh alumini dhe xham të temperuar.
Pajisur me rrota në pjesën e poshtëme për të mundësuar lehtësi transportimi.
Me përmasa:730mm x 900mm (bazamenti dhe vendi mbajtës i bombulës së gazit).
Lartësi totale: 2270mm. Pjesa e sipërme (reflektori) : 650mm.
Ngrohje me fuqi 13kW: Ngrohësja ka formën e piramidës, mundëson shpërndarje të njëtrajtshme të nxehtësisë në ambientin në të cilin e përdorni.
Ngrohësja mundëson fuqi dalëse prej 13kW, e mjaftueshme për të mundësuar ngrohje në një zonë afërsisht 20 – 25 m2.
Drita LED: Ngrohësja përfshin në paketim shirit LED RGB, i cili mundëson dekorimin e ngrohëses.
Fuqizohet me bateri të zëvendësueshme duke ofruar ndriçim në bazën e ngrohëses.

Nuk ka ende komente.