Përshkrim
Sistem dushi (4n1) me shirit LED dhe termostat
Përshkrimi:
Sistem Dushi: Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal në ambiente të ndryshme si rezidenciale ashtu edhe komerciale.
Sistemi i dushit është i përshtatshëm për përdorim në tualetin e shtëpisë tuaj, tualetin e bujtinës apo hotelit.
Mundëson pamje dhe funksionalitet modern në tualetin tuaj.
Shirit LED & Termostat: Sistemi i dushit është i pajisur me shirit LED, i cili ndizet në mënyrë automatike sapo të hapni ujin.
Termostati i inkorporuar mundëson matjen aktuale të ujit.
Në pjesën e sipërme të grupit të dushit është i inkorporuar panel LCD, në të cilin shfaqen informacione bazike të tilla si (koha e përdorimit dhe temperatura e ujit).
Funksione të ndryshme: Grupi i dushit mundëson katër funksione të ndryshme në një pajisje të vetme.
Dalje uji si rubinet i thjeshtë, shataf, kokë dushi e madhe dhe kokë dushi e vogël.
Secila dalje është e pajisur me çelës përkatës për të mundësuar lehtësi përdorimi.
Material rezistent: Grupi i dushit dhe aksesorët e tij janë të ndërtuar me materiale rezistente.
Grupi i dushit është i ndërtuar me material rezistent aliazh alumini, xham i temperuar dhe tunxh.
Shatafi, koka e madhe dhe e vogël e dushit janë të ndërtuara me material rezistent plastik ABS & PC.
Koka e madhe e dushit është e pajisur me tuba aliazh alumini të cilët shërbejnë si stativ për kokën e vogël.
Koka e vogël është e pajisur me tub uji silikon, me gjatësi 150cm.
Shatafi është i pajisur me tub uji firzamonik (prej silikoni).
Instalimi i sistemit të dushit është mjaft i lehtë, por për sigurinë tuaj sugjerohet instalimi nga një hidraulik.

Nuk ka ende komente.