Përshkrim
Shishe sportive (1L) – me pipëz
Dizajni i shisheve: Shishet sportive vijnë të punuara me materalin plastik të fortë PP, i cili është shumë i fortë dhe është rezistent ndaj temperaturave të larta, deri në 100 gradë celcius me një peshë prej 160gr. Dizajni i shishes vjen me një lartësi 29 cm dhe diametër rreth 7.5cm, diametër i mjaftueshëm që të arrini ta mbani në dorë shishen dhe gjithashtu shishet mund të mbajnë 1L ujë.
Shishet vijnë me kombinim të ndryshëm ngjyrash si, lejla me rozë, rozë e mbyllur dhe e bardhë, blu me bojqielli apo portokalli me të verdhën.
Përdorimi: Shishet janë shumë të përshtatshme për personat që pëlqejnë të merren me aktivitete sportive, siç janë vrapimi, palestër, yoga, apo aktivitete të tjera në natyrë. Mund të hapet lehtësisht dhe të kunsumohet uji nga pipëzi dhe të mbyllet sërisht, që gjatë vrapit tuaj uji të mos derdhet.
Bashkë me shishen vjen edhe një lidhëse, e cila shërben për ta varur shishen tuaj tek kyçi i dorës suaj, nëse nuk dëshironi që ta mbani në dorë.
Shishja është e pajisur me një shkallë matëse të nivelit të ujit, për t’i ardhur në ndihmë çdo kujt që dëshiron që të dijë nivelin e ujit të konsumuar.

Nuk ka ende komente.